Sipas Fichajes, Manchester United është i interesuar për një lëvizje të mundshme për mesfushorin e PSG, Marco Verratti në afatim kalimtar të ardhshëm.
Sipas raportit, mesfushori italian nuk është i kënaqur me drejtimin aktual të PSG-së dhe po mendon të largohet nga klubi. Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e sheh atë si një partner të duhur për Casemiron dhe do të donte që Manchester United të siguronte shërbimet e tij, transmeton Fol Drejt.