Manchester United shpreson që Cristiano Ronaldo t’i bashkohet ekipit së shpejti.
Më herët u bë e ditur se portugezi 37-vjeçar nuk do të shkojë me Manchester United në një turne parasezonal, klubi i dha atij kohë për të zgjidhur problemet familjare.
Man United pret që Ronaldo t’i bashkohet skuadrës gjatë para-sezonit, qoftë gjatë turneut në Tajlandë dhe Australi.
Klubi këmbëngul se pozicioni nuk ka ndryshuar, Cristiano nuk është në shitje. Manchester United pret që sulmuesi të përfundojë vitin e mbetur të kontratës së tij.
Manchester United vazhdon të pretendojë se lojtari mungon për arsye familjare dhe klubi është në dijeni të situatës dhe e pranon atë. /abcnews.al/