Manchester United ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë funte nga West Ham për mbrojtësin e Anglisë, Harry Maguire, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Trajneri i Hammers, David Moyes është i etur për Maguire dhe ka fonde për të shpenzuar pas shitjes prej 100 milionë funtesh të mesfushorit anglez Declan Rice.
E ardhmja e Maguire në Old Trafford është e pasigurt pasi atij iu hoq kapiteni nga Erik ten Hag në fillim të këtij muaji.
Holandezi ka thënë se kjo lëvizje mund ta ndihmojë 30-vjeçarin të rifitojë formën e tij.
United do të ishte i përgatitur të dëgjonte oferta që përputheshin me vlerësimin e tyre – nëse Maguire do të tregonte një gatishmëri për t’u larguar.