Manchester United ka mposhtur në udhëtim 2 me 1 ekipin Fulham në Premierligë, raporton Fol Drejt.
Djajtë e kuq shënuan në minutën e 14 me anë të Christian Eriksen, para se shifrat t’i barazonte Daniel James në të 61. Kur u mendua se loja po përfundonte pa fitues, në skenë doli talenti Garnacho që në minutën e 94 shënoi për fitoren e United.
Pas kësaj fitoreje, Manchester United ka 26 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës. /FolDrejt/