Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Borussia Mönchengladbach, Manu Kone, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori me tipare mbrojtëse 21-vjeçar ka pasur paraqitje pozitive për Borussia Monchengladbach këtë sezon dhe Djajtë e Kuq shpresojnë të nënshkruajnë me të, sipas RMCSport.
Djajtë e Kuq janë të etur për të shtuar një mesfushor cilësor dhe Kone mund të jetë një partner cilësor për Casemiron sezonin e ardhshëm. 21-vjeçari është shumë i talentuar dhe ka një të ardhme të madhe përpara. /FolDrejt/