Trajneri Erik Ten Hag, kërkon me çdo kusht transferimin e yllit 22-vjeçar të Ajax-it në Manchester United.
Siç duket edhe braziliani i talentuar ka vendosur që në sezonin e ri te luaj përsëri nën urdhrat e trajnerit holandez Erik Ten Gag.
22-vjeçari është një talent premtues dhe të gjithë e dinë këtë gjë, ku madje Ten Hag e di shumë mirë se çfarë eksperience dhe rrezikshmërie do të sjellë Antony në fushë.
Negociatat për ta sjellë atë në Angli janë duke u zhvilluar dhe raportohet nga “Mundo Deportivo” thuhet se janë shumë pranë marrëveshjes përfundimtare.
E ky transferim Manchesterit do t’i kushtojë plot 70 milionë euro.