Leandro Paredes mund të largohet nga PSG gjatë kësaj merkatoje, pasi lojtari kërkon një eksperiencë të re në një skuadër tjetër.
Mesfushori argjentinas është pjesë e parisienëve që nga viti 2019, por në sezonin e fundit nuk ka pasur hapësira të mëdha. 28-vjeçari ka luajtur në 22 ndeshje në total në të gjitha garat duke shënuar një gol e duke asistuar në dy të tjerë.
Sipas “L’Equipe” raportohet se Manchester United është interesuar për Paredes dhe ka kontaktuar zyrtarisht PSG-në.
Kampioni në fuqi i Francës u ka bërë me dije anglezëve se Paredes kushton 35 milionë euro, shumë që po konsiderohet e lartë nga Djajtë e Kuq.
Interesim për mesfushorin argjentinas ka shprehur edhe Juventus në Serie A, derisa nuk përjashtohet mundësia që Paredes të rikthehet edhe te Roma.
Gjithsesi largimi i tij nga “Parc de Princes” duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari argjentinas. /f.a/abcnews.al