Frenkie de Jong është lojtari që kërkohet vazhdimisht nga Manchester United. Trajneri Erik ten Hag këmbëngul për shërbimet e holandezit, por siç duket kjo pistë është shumë e vështirë të përfundojë në një fund të lumtur.
Është vetë lojtari që vështirëson kalimin në “Old Trafford”, pasi futbollisti i Barçës nuk dëshiron të kalojë në një skuadër që nuk luan në Champions League.
Sipas “ffpolo”, 25-vjeçari do të preferonte më shumë kalimin te Bayern Munich dhe Chelsea se sa bashkimin me ish-trajnerin e tij te United.
Katalanasit po e shikon çdo mundësi për ta shitur De Jongun, ndërsa më pas ato para do t’i përdorte për ta transferuar mesfushorin ofensiv të Manchester Cityt, Bernardo Silva. /abcnews.al/