Italia barazoi pa gola me Anglinë në Nations League dhe pas ndeshjes trajneri Roberto Mancini tha: “Ne krijuam mundësi më të pastra se ata. Në përgjithësi u treguam të aftë, luajtëm shumë mirë. Djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë, mos të harrojmë që nuk ishte e thjeshtë.
Duhet të përmirësohemi shumë, sidomos kur sulmojmë. Duhet të shënojmë gola. Në pjesën e parë patëm tri raste që nuk duhet t’i kishim humbur. Kemi hasur probleme në shënimin e golit, sidomos në gjashtë muajt e fundit.
Jemi ngadalësuar në këtë aspekt, kjo nuk është gjë e mirë. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra, rruga do të jetë ende e gjatë dhe plot gracka”. Manncini më pas thuri elozhe për kapitenin e Romës, Manuel Pellegrini.
“Pellegrini ka stilin e tij të lojës, ai nuk është as Giannini as Totti. Për mua ai mund të bëhet shumë më i mirë se kaq, sepse bën mirë të dy fazat e lojës dhe shënon gola. Ndonjëherë humbet topa që nuk duhet t’i humbasë, por nëse përmirësohet ai mund të bëhet një futbollist i mrekullueshëm”, përfundoi Mancini.