Pavarësisht se Xherdan Shaqiri është blerë vetëm për 17 milion euro nga Liverpuli, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dyherë për të “Të Kuqtë”. Një sukses i jashtëzakonshëm pavarësisht se nuk është titullar, shkruan foldrejt.com.
Në lidhje me Shaqirin, ka folur edhe shoku i tij i skuadrës Sadio Mane.
“Gjatë transfertave të verës kemi blerë lojtarë vendimtarë, për të forcuar skuadrën tonë,” tha Mane duke nënkuptuar Shaqirin, vlera e të cilit tani ka shkuar në rreth 50 milion euro. “Me Shaqirin ne kemi më shumë mundësi loje, sesa një vit më parë.”
Si receptë suksesi Mane shfaq edhe mbrojtjen, ku pavarësisht se Firmino, Salah, Shaqiri ose Fabinho luajnë si sulmues, ata shpeh kthejnë edhe në mbrojtje./Foldrejt.com