Sadio Mane është kthyer në objektiv kryesor të Bayern Munich në këtë merkato vere, pasi drejtuesit e skuadrës gjermane e shikojnë si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit i cili ka shprehur haptas dëshirën për tu larguar drejt Barcelonës.
Bayern ka bërë dy oferta të njëpasnjëshme për sulmuesin senegalez, por Liverpool ka refuzuar menjëherë pasi nuk janë të kënaqur me pagën e ofruar.
Mediet gjermane raportojnë se Drejtori Ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn së bashku me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic do të udhëtojnë drejt Anglisë për të diskutuar më konkretisht për transferimin e Sadio Mane, si dhe për të tentuar të bindin “The Reds” që t’ua shesin bavarezëve senegalezin./FolDrejt/