Ylli senegalez Sadio Mane zbuloi në një intervistë për mediumin gjerman Bild se çfarë i tha Cristiano Ronaldo menjëherë pas transferimit te Bayern.
Ylli senegalez Sadio Mane befasoi shumë në verë kur shprehu dëshirën për t’u larguar nga Liverpool dhe detyroi një transferim te Bayern Munich. Mane u befasua kryesisht sepse është gjithnjë e më e vështirë të pritet që një yll i madh i Premierligës angleze të kalojë në Bundesligën gjermane dhe Mane shprehu mendimin në një intervistë për Bild se një besim i tillë është i gabuar.
Mane zbuloi një bisedë nga Mallorca, ku u takua me Cristiano Ronaldon menjëherë pas transferimit te Bayern.
“E takova Cristiano Ronaldon në Mallorca menjëherë pas transferimit tim te Bayern. Ai më përgëzoi dhe më tha: “Klub i madh! Ky është një hap i madh për ty”.
Mane beson se fjalët e Ronaldos janë dëshmi se, sidomos në Angli, ata e nënvlerësojnë shumë kampionatin gjerman.
“Ai thotë shumë për Bundesligën dhe mbështet fjalët e mia. Mendoj se ju e nënvlerësoni shumë këtë ligë. Rezultatet e fundit në Champions League e konfirmojnë këtë.”, vazhdoi tutje ai.
“Bayerni ka fituar gjashtë herë Champions League dhe konsiderohet si një nga klubet më të mëdha në botë. Ky është një fakt i njohur dhe historia e klubit është gjithashtu plot suksese. E gjithë kjo luajti një rol në vendimin tim për t’u transferuar. në Mynih. Për momentin nuk shoh ndonjë skuadër më të mirë se Bayerni, ose asnjë që Bayern nuk mund ta mposhtte”, shtoi Mane. /FolDrejt/