Një avion luftarak rus Sukhoi Su-35 u afrua afër një aeroplani polak në një mision Frontex mbi Detin e Zi, duke bërë që pilotët të humbnin përkohësisht kontrollin e avionit, njoftuan autoritetet në Varshavë.
Zëdhënësi i qeverisë polake tha se ishte një “provokim i planifikuar nga Rusia”.
Avioni rus kreu “manovra agresive dhe të rrezikshme, duke iu afruar tre herë aeroplanit polak”, në një distancë të pasigurt prej rreth pesë metrash.
Pas incidentit, që ndodhi të premten, avioni polak u ul në Rumani, transmeton Fol Drejt.