Sekretari për media i Lëvizjes Vetëvendosje – Arlind Manxhuka, ka thënë së fundi se halli i partive opozitare është si ta amnistojnë vetveten për gabimet që i kanë bërë në të kaluarën, ndërsa ka theksuar se “sot në dialog me Serbinë e vetmja sfidë për Kosovën është pikërisht e kaluara e saj, trashëgimia në dialog”, transmeton Fol Drejt.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka identifikuar arsyet pse opozita po vijon ta kritikojë Kurtin, për sa i përket procesit të dialogut:
“Në këtë logjikë të tentim-amnistimit të vetes shkaktohet gjithashtu edhe një faj shtesë, këta opozitarë të sotëm me mbështetësit e tyre përreth duke folur për kinse kundërthëniet e Kurtit harrojnë një gjë esenciale, që krahas thirrjeve me kohë të VV-së dhe Kurtit, pra për gjërat që tash janë trashëgimi e Kosovës nga dialogu, është vepruar sakëtisht në drejtim të kundërt me ato thirrjet tona, duke nënshkruar kështu lëshime të mëdha për Kosovën.”
Ky është postimi i tij i plotë: