Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Maqedonasit frikësohen se me nënshkrimin e propozimit francez do të humbasin gjuhën maqedonase, flet Presidentja e Komisionit Evropian

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

“I dëgjova shqetësimet për gjuhën dhe identitetin. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Do ta përsëris këtë, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne tërësisht e respektojmë këtë”, tha presidentja e KE-së, Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në adresimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke folur për propozimin e reviduar francez tha se ka dëgjuar shqetësimin tek një pjesë e subjekteve politike dhe të opinionit lidhur me gjuhën maqedonase dhe porositi se Bashkimi Evropian (BE) tërësisht respekton gjuhën dhe për këtë shkak në propozimin e reviduar qëndron gjuha maqedonase pa kualifikime nga BE-ja, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.

Ajo theksoi se “Së bashku ndoqëm ëndrrën për një BE dhe së bashku do ta shndërrojmë ëndrrën në realitet. Doemos ta kthejmë shikimin përpara, të fillojmë negociatat aderuese dhe ta drejtojmë rrugën që shpie në BE”.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Atë mund ta bëjmë që javën e ardhshme me pranimin e propozimit të reviduar francez. Ju jeni të bindur se KE-ja çdo herë ka qenë në anën e këtij shteti dhe do të vazhdojë të jetë në anën tuaj çdo herë. Jemi të bindur se ky është një vendim historik. Por, vendimi është i juaji dhe vetëm i juaji. Në fund bëhet fjalë për rrugën tuaj. Nëse vendosni ta pranoni propozimin e reviduar francez, do të organizohet konferenca politike ndërqeveritare ndërsa Komisioni Evropian menjëherë do të fillojë me skriningun e së drejtës evropiane, që është hapi i parë në negociatat për anëtarësim. Atëherë do të vendosim ekip negociator në kryeqytetin tuaj”, tha presidentja e KE-së, Von der Leyen.

“Sikur në çdo demokraci e dëgjojmë tjetrin, i dëgjojmë argumentet e tjetrit. Ju më dëgjoni mua, e unë ju. I dëgjova shqetësimet për gjuhën dhe identitetin. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Do ta përsëris këtë, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne tërësisht e respektojmë këtë. Andaj në propozimin e reviduar qëndron qartë gjuha maqedonase pa kualifikime nga BE”, tha Von der Leyen duke shtuar:

“Propozimi e respekton po ashtu edhe identitetin tuaj kombëtar. Mund të llogarisni tek unë se procesi për negociata do t’i respektojë parimet dhe standardet evropiane. Keni shoqëri të suksesshme multietnike. Treguat interes për sundimin e ligjit, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, këto janë vlera evropiane. Ndryshimi i kushtetutës për forcimin e të drejtave themelore do ta përforcojë përkushtimin tuaj për këto vlera dhe kjo automatikisht do ta përfundojë fazën fillestare të negociatave”.

Ajo potencoi se historia nuk është kusht në negociatat aderuese me BE-në.

“Ju inkurajoj ta shfrytëzoni këtë mundësi, me mbylljen e kësaj dere Maqedonia e Veriut dënohet me qëndrimin jashtë procesit negociues. Kjo është ajo që e dëshiron gjenerata e re. Ata e duan shtetin e tyre dhe këtu dëshirojnë ta ndërtojnë armërinë e tyre. T’ua hapim derën e ardhshme të rëndësishme për ta. Sa prej jush keni fëmijë? Disa keni edhe nipa. Të gjithë bashkërisht dëshirojmë të shikojmë pas dhe të themi se të gjithë fëmijët dhe nipat tanë janë pjesë e familjes evropiane”, tha presidentja e KE-së.

“Po jetojmë në kohëra shumë të vështira. Pandemia po hyn në vitin e tretë. Invadimi rus në Ukrainë shkaktoi një krizë katastrofale të ushqimit. Do t’i zgjidhim bashkë problemet, nëse jemi demokratë, nëse jemi një Union. Qëndroni fuqishëm me BE-në, ju jeni një partner i vërtetë i besuar. Tani ju takon juve të bëni hapin vendimtar. Do të përfundoj me një citat të ish-presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. Çdo ditë mendoj për dy gjëra, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar të bësh. Vizioni im është paqja, vizioni im është prosperiteti. Evropa nuk është e plotë pa Maqedoninë e Veriut”, theksoi Von der Leyen.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së morën pjesë në seancë, të veshur me bluza që i thanë “JO” propozimit francez.

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot nuk do të votojnë “pro” apo “kundër” propozimit francez, gjegjësisht kornizës negociuese të propozuar nga presidenca franceze me BE-në, por për konkluzionet me të cilat Qeverisë i jepet drejtim dhe e obligon se çfarë mund dhe nuk mund të negociojë në procesin e integrimit në BE.

Në bazë të konkluzioneve që do t’i sjellë Kuvendi dhe të cilat i shpalli koalicioni qeverisës në formë të propozimit, Qeveria në asnjë rast nuk duhet të hyjë në negociata me BE-në nëse ato prekin gjuhën maqedonase, si dhe identitetin, historinë dhe kulturën e popullit maqedonas.

Sikur edhe ditët e kaluara vazhdojnë protestat që kërkojnë refuzimin e propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Shkupit dhe Sofjes, që po bllokon fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se është gjetur një zgjidhje kompromisi me propozimin për të dyja palët.

Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos dyvjeçare të Bullgarisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./FolDrejt/

Tags: "Humbja"Fol Drejt
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tragjikomedi/ Majmuni rrah me shpulla policët shqiptarë, qytetarët ‘alarmohen’ e pandehin për ari

Lajmi tjetër

Krasniqi: Si asnjëherë pas luftës në Kosovë, inflacioni është ngritur në 14.1 për qind dhe qytetarët po e përjetojnë rëndë këtë punë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM