Ministria për Punë të Brendshme informon se dje zyrtarët policorë kanë zbatuar aksion të përforcuar kontrollues në territorin e të gjithë vendit për automjetet që lëvizin me shpejtësi më e madhe se e lejuara, me çka janë gjobitur 235 shofer.
Nga MPB informojnë se prej tyre 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. 92 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 143 jashtë vendbanimeve.
“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Bëjmë thirrje te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontriubojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/