Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot e kanë votuar propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Universitetit “Nënë Tereza”.
Në postimin e tij në Facebook ka thënë se këtij tempulli të diturisë i mundësohet edhe hapja e tri fakulteteve të reja, gjegjësisht Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Humane, transmeton KlanKosova.tv.
Mexhiti i ka uruar të gjithë për këtë, duke e quajtur atë arritje.