Në kohën kur shtete si Mali i Zi dhe Sllovenia i japin fund epidemisë, kurse shumë vende tjera janë drejt hapjes së tërësishme, Maqedonia e Veriut po e kalon më së ashpri epideminë e Kovid19, shkruan foldrejt.com.
Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi priten të futen në karantinë nga dita e enjte ora 21.00 deri të hënën në ora 5.00 të mëngjesit.
Kurse për qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut do vleje ora policore prej 16.00 pasdite deri orën 5.00 të mëngjesit.
Këto rregulla vlejnë përkundër që të premten është ditë pushimi për krishterët ortodoksë. Gjithsesi fjalën e fundit do e thotë qeveria, pasi oraret e lartëpërmendura janë ofruar nga Komisioni për sëmundje infektive.
Numri aktual i të infektuarve me Kovid19 në Maqedoni është 742 – shumë lartë nga shtetet tjera./Foldrejt.com