Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

3 vjet më parë
in LAJME, RAJON
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Prej dy vitesh Bullgaria ka bllokuar Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE, për shkak të problemeve nga e kaluara.

Qeveritë e reja në Shkup dhe Sofje shpresojnë se mund të arrihet një marrëveshje. Vetëm 200 kilometra i ndajnë kryeqytetet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga njeri-tjetri, e megjithatë nevojiten më shumë se katër orë udhëtim nëpër rrugë me gunga dhe tepër durim për të shkuar nga Shkupi në Sofje.

Të kokolepsur mes mosmarrëveshjeve të hidhura për shkak të historisë dhe identitetit, për më shumë se gjashtë dekada politikanë të të dy kampeve nuk menduan kurrë për të gjetur një zgjidhje për udhëtarët. Nuk ka pasur kurrë ndonjë hekurudhë ose fluturime të rregullta mes dy fqinjëve të Ballkanit.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Por pasi zbriti në Shkup gjatë së martës (18.01), kryeministri bullgar Kiril Petkov premtoi se gjërat që s’janë bërë në 60 vjet, mund të realizohen brenda 60 ditësh. Në dy muaj, vetëm një reklamë ajrore mund të lidhte dy kryeqytetet. Ndërsa për hekurudhën duhet pritur fundi i një dekade, por homologu i Petkov, Dimitar Kovacevski, shpreson se Maqedonisë së Veriut s’do t’i duhet të presë kaq gjatë për çështjen e saj më të ngutshme – hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kapitull i ri

Pas një përqafimi të ngrohtë para godinës qeveritare në Shkup dhe një dite të gjatë me biseda politike, Kovacevski dhe Petkov thanë se shpresojnë në hapjen e një kapitulli të ri, që pason marrëdhëniet e tensionuara, që kanë bllokuar përpjekjet e Shkupit për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në gjatë dy viteve të fundit.

Prej dekadash, fqinjët ballkanas kanë ngecur në mosmarrëveshjet e hidhura historike dhe Sofja kërkon që kompromisi të arrihet përpara se Maqedonia e Veriut të lejohet të hapë bisedimet për pranimin në BE. Qeveria e mëparshme bullgare e drejtuar nga Boyko Borisov, kërkonte që Maqedonia e Veriut të pranonte se kombi dhe gjuha maqedonase, janë bullgare. Ky ultimatum u refuzua nga Shkupi zyrtar, i cili tha se kjo binte ndesh me parimet europiane dhe të drejtat e vetëvendosjes.

Por në vizitën e tij të parë në Shkup, kryeministri bullgar Kiril Petkov u përpoq të zbuste tonet. “Jam shumë optimist se do të ketë zhvillime të reja në marrëdhëniet tona dhe mund t’iu siguroj se rezultatet do të jenë të dukshme çdo javë” – tha Petkov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kovacevskin, i cili u betua si kryeministër i Maqedonisë së Veriut gjatë së hënës.

Paraardhësi i Kovacevskit në qeveri dhe në drejtimin e Partisë Social-Demokrate, Zoran Zaev, ia doli mbanë të zgjidhë konfliktin tjetër shumë-dekadësh me Greqinë, duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, por dështoi në gjendjen e një kompromisi me Sofjen.

Të dy kryeministrat e sapozgjedhur shpresojnë për një fillim të ri

“I premtuam njeri-tjetrit se do të përdorim energjitë e reja për të përmirësuar marrëdhëniet tona me respekt” – tha Kovacevski.

Në vend që të përqendroheshin posaçërisht tek mosmarrëveshjet e pazgjidhura të historisë, të dyja qeveritë ranë dakord që të zhvillonin një takim të përbashkët në Sofje javën e ardhshme dhe planifikuan ngritjen e grupeve të punës për bashkëpunime më të ngushta në çështjet ekonomike, tregtisë, arsimit, integrimit europian, kulturës dhe historisë.

Pranë një marrëveshjeje?

Qeveria e Shkupit bëri të parin hap drejt kompromisit, orë përpara vizitës së Petkovit, duke vënë në dijeni Kombet e Bashkuara se emri “Maqedonia e Veriut” dhe versioni i tij më i gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” i referohet vetëm shtetit dhe jo një rajoni më të gjerë gjeografik. Deri tani Sofja ka pretenduar se versioni i shkurtër përfshin aspirata territoriale drejt Bullgarisë dhe rajonit të saj, “Maqedonia Pirin”.

“Po, ka shpresë, sepse më në fund ne dëgjuam fjalën magjike ‘kompromis’” – thotë Ivaylo Ditchev, analist politik dhe profesor i Antropologjisë Kulturore në universitetin e Sofjes në Bullgari. “Një nga kërkesat idiote të Bullgarisë ishte që të përdorej gjithmonë versioni i gjatë i emrit ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. Ata filluan më pas ta mënjanonin këtë pretendim, Shkupi deklaroi se nuk ka pretendime për përfshirje territoriale karshi rajonit të Pirinit dhe voila!”

Analisti politik maqedonas Saso Ordanoski parashikon një marrëveshje të mundshme në muajt e ardhshëm, i cili mund t’i hapte derën Shkupit për nisjen e procesit të aderimit në Bashkimin Europian, teksa vijon bisedimet me Sofjen në nivel dypalësh. Ai ia njeh këtë meritë “presionit ndërkombëtar në rritje” ndaj Sofjes.

Që nga çasti i parë kur Bullgaria vuri veton ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në vitin 2019, diplomatë të ndryshëm amerikanë dhe nga shtetet anëtarë të BE-së kritikuan qëndrimin e Bullgarisë. Gjatë një vizite në Shqipëri gjatë së martës, ministrja gjermane e shtetit për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann, tha se ka “sinjale pozitive” nga Bullgaria, duke ripërsëritur pozicionin e Berlinit zyrtar se negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më parë.

Presioni nacionalist

Sofja këmbëngul gjithashtu se pakica etnike bullgare në Maqedoninë e Veriut duhet të njihet me kushtetutë, si të gjitha pakicat e tjera në vend. Thuajse që tani nën presion të vazhdueshëm nacionalist nga partia opozitare e së djathtës VMRO-DPMNE dhe nga një lëvizje e vogël majtiste pro-ruse, qeverisë së Shkupit i mungon mazhoranca e nevojshme e 2/3 në parlament, për të përmbushur kërkesën bullgare.

“Nëse kjo marrëveshje do të arrihet, forcat nacionaliste në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë këtë, por unë e parashikoj problemin tek vendi fqinj” – i tha Ordandoski DW. “Në vendin tonë ka pasur gjithmonë lëvizje që kanë si qëllim politikat që të kthejnë pas, por situata mund të jetë shumë më e vështirë në Bullgari” – theksoi ai.

Në Bullgari, kryeministri Petkov drejton një koalicion të përbërë nga katër parti politike dhe kundërshtohet nga të paktën dy prej tyre, përfshirë edhe presidentin Rumen Radev, kur vjen fjala tek një shtysë për arritje kompromisi me Maqedoninë e Veriut. Qëndrueshmëria e qeverisë së re mund të vihet në rrezik nëse Petkov pozicionohet më butësisht karshi Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria është në një situatë të vështirë politike; në lojën dam kjo quhet lëvizje e detyruar, ku nuk ka mundësi të tjera veprimi për Petkov” – thotë Ditchev. “I uroj fat!”. /DW

Tags: bullgariaMaqedonia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Një 26 vjeçar përfundon në prangat e policisë, tentoi ta vriste një person brenda në hotel

Lajmi tjetër

Ballkani është i kërcënuar, futeni në BE – thërret Sllovenia

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM