Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria kanë vendosur të mos marrin pjesë në “Eurovision” 2023 që do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Emrat e tre vendeve në fjalë nuk janë përmendur në listën e 37 shteteve, të publikuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EIB) dhe BBC që organizon konkursin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Vendimi i tre shteteve në lidhje me garën e 67-të të “Eurovision”-it që do të mbahet në maj është bërë e ditur nga rritja e tarifave të regjistrimit të pjesëmarrjes.
Vendet që duan të ngjiten në skenë në “Eurovision” çdo vit paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje. Shuma bruto e kësaj tarife, e cila ndryshon sipas vendit, tregohet si 5 milionë funte. Vendi pritës gjithashtu jep një kontribut të veçantë në buxhet.
Për shkak të luftës në Ukrainë, e cila fitoi garën e mëparshme, organizimi i garës në vitin 2023 iu transferua Liverpoolit.
BBC njoftoi se planifikon të shpenzojë nga 8 deri në 17 milionë paund për organizimin e eventit.
Rritja e tarifave të reja të pjesëmarrjes i atribuohet përjashtimit të Rusisë, e cila tradicionalisht ka kontribuar shumë në konkurrencë, nga “Eurovision”-i. Rusia u përjashtua nga “Eurovision”-i për shkak të luftës kundër Ukrainës.
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), përgjegjës për pjesëmarrjen e Bullgarisë në “Eurovision”, pritet të bëjë një deklaratë zyrtare për arsyet e vendimit të ri.
– “Për shkak të rritjes së tarifës së regjistrimit të pjesëmarrjes, vendimi do të jetë në të mirë të qytetarëve tanë”
Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTVM) përmes një komunikate tha se nga ky vendim do të përfitojnë qytetarët tanë për shkak të rritjes së shpenzimeve si pasojë e krizës energjetike dhe rritjes së tarifës së regjistrimit për pjesëmarrje”.
Theksohet se delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të kursejë në shpenzimet që do të bëjë në Liverpool.
Në deklaratën e operatorit kombëtar të Radio Televizionit të Malit të Zi (RTMZ) thuhet: “Përveç tarifave të rënda të regjistrimit, kostos së qëndrimit në Britani, ne kemi hasur edhe në mungesë interesi nga sponsorët. Kështu që ne do t’i drejtojmë fondet tona për projektet e ndryshme të planifikuara kombëtare që po zbatojmë”./FolDrejt/