Maqedonia e Veriut është bërë vendi i 15-të që i është bashkuar zyrtarisht deklaratës së garancive të sigurisë G7, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram më 15 gusht, shkruan Kyiv Independent.
Zelensky shprehu mirënjohje ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski “për përpjekjet e tij personale në rritjen e partneritetit midis dy vendeve”. Hapi tjetër kërkon negocimin e marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut.
Deri tani, 15 vende i janë bashkuar deklaratës së G7. Ukraina është aktualisht në negociata me SHBA-në , Britaninë e Madhe dhe Greqinë në lidhje me marrëveshjet dypalëshe për garancitë e sigurisë.
Marrëveshjet specifike dypalëshe të sigurisë midis Ukrainës dhe palëve në deklaratë fokusohen në disa angazhime përfshijnë sigurimin e qëndrueshmërisë së Forcave të Armatosura të Ukrainës, forcimin e stabilitetit ekonomik të Ukrainës dhe ofrimin e ndihmës teknike dhe financiare për nevoja urgjente.