Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, të cilat mundësojnë heqjen e lejeve të punës dhe treg të lirë të punës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.
Me 62 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët votuan për Ligjin për konfirmimin e Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, njofton Nova Maqedoni.
Me të njëjtin numër votash, deputetët e mbështetën edhe Ligjin për konfirmimin e Marrëveshjes për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve nga tre shtetet anëtare të Ballkanit të Hapur./FolDrejt/