Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Maqedonia e Veriut vazhdon negociatat për anëtarësim në BE

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kovaçevski tha se propozimi i rishikuar francez, që është miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe kështu është shndërruar në propozim evropian, përmban vërejtjet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ndodhet në Shkup, ku mori pjesë në seancën e qeverisë dhe së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtarët e qeverisë diskutuan për propozimin evropian që do të mundësojë fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.

Pas përfundimit të seancës, Michel dhe Kovaçevski folën në një konferencë të përbashkët për media. Kovaçevski tha se propozimi i rishikuar francez, që është miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe kështu është shndërruar në propozim evropian, përmban vërejtjet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ai e vlerësoi propozimin si të favorshëm dhe se propozimi evropian në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje e pranon e gjuhën maqedonase, duke shtuar se propozimi i nxjerr çështjet historike dypalëshe jashtë kornizës së negociatave.

“Ne do të mund të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian (BE) menjëherë pasi të marrim vendimin tonë për të pranuar propozimin. Për këto arsye nuk duhet të presim më shumë. Le të shfrytëzojmë mundësinë historike për përparimin e vendit, të mendojmë racionalisht, me mençuri dhe me përgjegjësi”, tha Kovaçevski.

Michel, nga ana e tij, tha se vjen në Shkup në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut dhe BE-në. Ai tha se e ardhmja e të gjithëve do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor si pjesë të BE-së.

“Javën e kaluar, Këshilli i BE-së propozoi një zgjidhje kompromisi të rishikuar dhe personalisht jam absolutisht i bindur se kjo është një zgjidhje e ekuilibruar që adreson shqetësimet tuaja kryesore”, u shpreh Michel.

Ai theksoi dëshirën që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së, duke shtuar se qëllimi i tij është të përshpejtojë procesin. Ai po ashtu shtoi se Maqedonia e Veriut vendos për të ardhmen e saj dhe se vendi i përket BE-së.

“Nëse thoni po, konferenca e parë ndërqeveritare do të organizohet në ditët në vijim dhe do të zbatohet vendimi i marsit të vitit 2020 dhe hapat e ardhshme do të pasojnë menjëherë. Më e rëndësishmja, do të fillojë ‘procesi i skriningut’. Jo vetëm kërkimi i përditësuar i ‘skriningut’, por edhe ‘skriningu’ dypalësh”, deklaroi Michel.

Kreu i Këshillit Evropian në kuadër të vizitës së tij në Shkup takoi edhe presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Në mars të vitit 2020, institucionet evropiane vendosën për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por Bullgaria vendosi veto ndaj procesit për shkak të mosmarrëveshjeve historike me Maqedoninë e Veriut.

Kovaçevski apeloi që të mos përsëriten incidentet e vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Kovaçevski në konferencën për media ka komentuar edhe protestat që prej disa ditësh po mbahen para qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ai tha se protestat janë organizuar nga opozita politike që qartazi janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut është shtet demokratik dhe qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por apeloi për protesta paqësore.

“Kurrë nuk ka ndodhur, përveç një herë dhe kjo është hera e dytë, protestojnë personat me kapuç, që sulmojnë policinë, të kemi të lënduar policë”, tha Kovaçevski.

Ai kujtoi incidentet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kur protestuesit e tubuar para Kuvendit, mes tyre edhe persona të maskuar, hynë në Kuvend dhe sulmuan deputetët.

Kovaçevski theksoi se kjo nuk duhet të përsëritet në një vend që është anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE./FolDrejt/

Tags: AnetaresimBEFol DrejtMaqedonia e Veriut
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian kërkon me insistim liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajmi tjetër

Turqia dhe Italia të gatshme të nënshkruajnë marrëveshje në Industrinë e mbrojtjes

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM