Shefat e ushtrive të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje teknike për lejimin e kontrollimit të hapësirës ajrore të Maqedonisë Veriore nga aeroplanët e shtetit grek, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media më e madhe greke Kathimerini.
Kjo ndodh gjatë kohës kur Maqedonia e Veriut po fillon bisedimet e fundit për anëtarësimin e plotë në NATO.
Poashtu shefat e ushtrive Christos Christodoulou dhe kolegu maqedonas Vasko Gjurchinovski në Selanik kanë diskutuar edhe për tema të tjera.
Hapësira ajrore maqedonase është kërkuar për kontroll edhe nga Turqia, megjithatë pas zgjidhjes së kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit zyrtar, duket se janë përmirësuar ndjeshëm raportet mes dy vendeve fqinje./Foldrejt.com.