Lojtarët e Kombëtares Shqiptare janë vënë në shënjestër nga shumë ekipe.
Performanca e tyre ka spikatur në sytë e shumë trajnerëve dhe ekipeve të ndryshme nga e gjithë Evropa. Broja është një nga më të përfolurit në merkato, më pas Kumbulla dhe Vrioni plotësojnë listën.
Mourinho ka deklaruar që Marash Kumbulla nuk do të largohet nga klubi kryeqytetas, por ish-trajneri i mbrojtësit, Ivan Juric nuk mendon kështu.
Juric është në krye të stolit të Torinos por e njeh shumë mirë Kumbullën kur e kishte nën urdhërat e tij te Hellas Verona. Qendërmbrojtësi më i përfolur në Serie A për këtë merkato, Bremer, i cili luan për Torinon pritet të largohet këtë verë, dhe Juric po mendon ta zëvendësojë me Kumbullën.
Sipas “Corriere dello Sport”, Roma do të kërkonte 20-25 milionë euro për kartonin e lojtarit të kombëtares së Shqipërisë, por Torino nuk është në gjendje të paguajë aq dhe për këtë gjë, po mendon të përdorë ndonjë formulë tjetër.
Teknikui kroat i Torinos ka marrë përsipër tentativën për transferimin e Kumbullës në Torino./abcnews.al/