Goli i fundit që Barcelona shënoi direkt nga gjuajtja e lirë u shënua pikërisht tre vjet më parë sot. Që atëherë, Barcelona ka pasur 41 tentime me goditje të lira dhe ka humbur të gjitha. Lionel Messi ishte i fundit që shënoi.
“Edhe pse Barcelona ka shumë gjuajtës të mirë, nuk ka asnjë lojtar që mund të konsiderohet specialist i goditjeve të lira si Messi. Megjithatë, 11 prej tyre u përpoqën pa sukses ta befasojnë kundërshtarin në një mënyrë të tillë”, shkruan Marca me një rikujtim që goli i fundit për Barçën nga një goditje dënimi ishte nga Messi në fitoren 3:1 jashtë fushe kundër Valencias më 2 maj 2021.
“Që atëherë, asgjë dhe janë luajtur 104 ndeshje”, shkruan Marca dhe zbulon se Raphinha ka tentuar më së shumti të shënojë nga një goditje e lirë (9 tentime). Depay (8), Lewandowski (6), Ferran Torres (4), Ansu Fati dhe Messi (3), Dembele, Coutinho dhe Jordi Alba (2) dhe Pique dhe Marcos Alonso (1). Messi shënoi 50 gola nga goditjet e lira për Barcelonën. Ai tentoi 591 herë, transmeton Fol Drejt.