“I gjithë pesimizmi që ekzistonte dje në lidhje me paraqitjen e Luka Modricit në finalen e Kupës së Mbretit është kthyer sot në optimizëm. Ky është pa dyshim një lajm i madh për Carlo Ancelottin”, thotë Marca në tekstin që njofton për gjendjen e mesfushorit kroat të Realit.
Mediat spanjolle shkruajnë se Modriç nuk do të ketë kohë për të shëruar dëmtimin e shpinës dhe se është i dyshimtë jo vetëm për finalen e Kupës së Mbretit me Osasunën por edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Manchester Cityt.
“Ai u ndje mirë kur u zgjua këtë mëngjes dhe u stërvit normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Kjo e afron atë me paraqitjen në finale”, shton Marca.
Mbetet për t’u parë se çfarë roli do të marrë, vijon teksti dhe thekson se fillimin e lojës mund ta priste në pankinën rezervë.
“Por fakti është se gjendja e tij është përmirësuar në 24 orët e fundit”, thuhet dhe shtohet se vendimin për përfshirjen e tij të mundshme në 11-shen startuese do ta marrë trajneri Carlo Ancelotti pas stërvitjes së nesërme.
“Është e vërtetë që Modrić ka stërvitur pak në 12 ditët e fundit dhe se City po e pret. Çdo rrezik mund të paguhet shtrenjtë”, përfundohet.
Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet të shtunën në orën 22:00. Tre ditë më vonë, Reali pret Cityn në Champions League, transmeton Fol Drejt.