Real Madrid dhe Real Sociedad barazuan në ndeshjen pa gola në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit spanjoll. Kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modriq e nisi ndeshjen në stol, i cili vetëm në fund pati një shans duke u futur në fushë në minutën e 77-të.
Real Madridi e luajti këtë lojë vetëm tre ditë pas derbit të qytetit me Atleticon në Kupën e Mbretit, në të cilin fitoi pas kohës shtesë. Modriç në atë ndeshje luajti të gjitha 120 minutat dhe mediat spanjolle thonë se kjo është edhe arsyeja pse në pjesën më të madhe të ndeshjes në kampionat me Real Sociedad ishte në pankinë.
“Modriç la energjinë e fundit në ndeshjen e kupës”, thotë Marca, dhe në vlerësimin përshkrues të lojës së tij shkruhet se ai luajti pak dhe shton se çuditërisht Madridi kishte më pak posedim të topit.
“Ancelotti e la Modriçin në pankinë pas 120 minutash rraskapitëse. Nuk është më e vështirë për të që ta heqë qafe atë. Ai rizbuloi Ceballos”, thotë Marca, transmeton Fol Drejt.