Futbollisti kroat Marcelo Brozoviq është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i klubit saudit Al-Nassr, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën e klubit thuhet se Brozoviq kaloi nga Interi te Al-Nassr dhe se me futbollistin 30-vjeçar kanë nënshkruar një kontratë trevjeçare.
Brozoviq ka 87 paraqitje për kombëtaren e Kroacisë dhe 40 ndeshje për Interin sezonin e kaluar.