“Moska do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate dëbimit të 30 diplomatëve rusë nga Italia dhe 15 diplomatëve nga Danimarka”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharov.
“Rusia do të japë një përgjigje adekuate për dëbimin e diplomatëve”, tha Zaharova.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, ndaj punonjësve në zyrat e jashtme të Danimarkës do të merren masat e duhura./FolDrejt/