Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mariba – qyteti i fshehtë me shqiptarë dhe thesari i Australisë

1 vit më parë
in KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Rrjeti OnePath udhëtoi deri në Queensland të Veriut për t’u takuar me Komunitetin shqiptar musliman të Mareeba.

Ata janë një komunitet i vogël rural i fermerëve shqiptarë që janë këtu që më shumë se 100 vjet.

Ne zbuluam se si ata jo vetëm që ishin në gjendje të bëheshin pjesë kaq natyrshëm në kulturën australiane, por edhe sekretin që qëndron pas aftësisë së tyre për të mbijetuar për kaq shumë breza.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Unë do t’ju marr në një udhëtim në veriun e Australisë, përkatësisht në Mariba. Aty jeton komuniteti më i vjetër dhe që më së gjati ka mbijetuar i muslimanëve, për të cilën nuk di thuajse askush”, thuhet në OnePathNetwork, përcjell Fol Drejt.

Ai aty shpjegon se si u prit nga udhëheqësi i guidës që do ta shoqërojë, e që është një shqiptar i quajtur Samir.

“Ata janë muslimanë që jetojnë në Mareba, por që me prejardhje janë nga Shqipëria”, thuhet tutje në video.

Përfaqësuesi i OnePath Network, u takua me Plum Murat, shqiptari i cili ka nën udhëheqje një plantacion me kafe, të trashëguar nga i ati. Tani kompania e tyre “Jack Murat” prodhon dhe shet kafen që e kultivon. Aty i biri i Jack, tregon se ky është emri i tij në Australi por në fakt emri i vërtetë i babit të tij është Humet Murat.

Jack Murat udhëtoi për në Australi në vitin 1929, duke u larguar nga lufta e cila ishte duke ndodhur në Shqipëri. Sapo u zhvendos në Australi ai punoi fort, derisa u bë edhe një nga pronarët e prodhuesit të kafes në kompaninë e cila tashmë ka mbushur 60 vjet që nga themelimi.

Kjo kompani tani udhëhiqet nga pasardhësit e tij, përfshirë këtu djalin por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes Murat. Në video shfaqet edhe Iskander Murat një nga vëllezërit e Plum Murat, i cili është edhe udhëheqës i një ferme lopësh. Aty kultivohen kallami i sheqerit e bananet.

Anëtari tjetër i familjes është Abdul Rahim, i cili bashkë me gruan e tij Heather flasin për historinë e familjes së tyre.

“Ne kemi pasur gjyshin e Abdul Rahim, vajzat tona dhe së fundmi e kemi edhe një nip, pothuajse gjashtë gjenerata”, shprehet Heather.

Më i riu nga vëllezërit Murat, Benyamin Murat, sqaron se si arritën që pas kaq shumë kohësh në Australi, ta ruajnë identitetin e tyre fetar, musliman.

Kopshti i tij i mbushur me lule shpjegon meditimin që e ka ai me veprën e Allahut në tokë, këtu ai përmend ngjyrat e format e ndryshme por gjithashtu shumë të veçanta të luleve.

“Ti e sheh Allahun kudo që shkon”, thotë ai, në kuptimin e veprës që Allahu e ka krijuar në tokë.

“Islami është pjesë e natyrës së të jetuarit”, thotë tutje Benyamin.

Ata e sqarojnë lidhjen e besimit të tyre me punën të cilën e bëjnë duke theksuar se në rast të përfitimit ose jo nga puna që bëjnë, ata janë gjithnjë të kënaqur, kjo ngaqë Allahu e di më së miri pse diçka ka ndodhur ose jo.

Imami i xhamisë në Mariba, thekson se Allahu nuk shikon të jashtmen por brendësinë, zemrën e njeriut, në atë se çfarë ka në të. Duke folur në veçanti për familjen Murat, ai tha se lidhja e tyre me islamin është shumë e thellë.

“Islami këtu është zhvilluar natyrshëm”, shprehet imami Ibrahim Abdullah.

Parimi i tyre është të jesh 100% i vërtetë në atë që e bën, në kuptimin që përkushtimi të jetë me tërë qenien.

Hasim Selita thotë se gjykimi për shqiptarët, e shqiptarët muslimanë në veçanti, ka një qasje shumë pozitive, në një formë kjo tregon që në atë çështje nuk do të ketë probleme, në aspektin e bashkëpunimit besnik ndërmjet tyre.

“Ne kemi një imazh shumë të mirë këtu”, shprehet ai.

Kryetarja e Maribas, Angela Topin, thotë se ka një lidhje të veçantë me familjen Murat, lidhje kjo e trashëguar nga prindërit e saj.

“Ata e respektuan njëri-tjetrin dhe ky respekt po vazhdon edhe sot”, u shpreh Topin.

Vëllezërit Murat gjithashtu e shpjeguan edhe historinë e xhamisë, të cilën e projektoi një arkitekt jo musliman, në vitin 1969, Tom Roy.

“Kjo xhami është e treta e ndërtuar në Australi, unë madje jam martuar në këtë xhami”, thotë Haji Selita.

Kjo duket ana e mirë e medaljes, por ata në fillim hasën vështirësi të shumta, e para si të huaj në Australi e pastaj si muslimanë.

“Këtu asgjë nuk ishte origjinale, nuk agjëronte askush, nuk falej xhumaja, nuk falte namaz askush”, shprehet Heather.

“Patëm përballje të shumta por Elhamdulilah, fituam”, thotë tutje ajo.

Ata flasin tutje duke e bërë edhe më inspiruese historinë e tyre, se tashmë pasardhësit e tyre shkojnë në klasë për të mësuar islamin dhe kjo ju jep shpresë atyre që tradita fetare të ruhet e investimi i tyre të mos shkojë dëm.

“Kjo është diçka që unë nuk e kam pritur të ndodhë, por Allahu është i madh”, thotë Benyamin.

Dikur Davidi e tani Dawudi, u konvertua në islam dhe po vazhdon jetën që 50 vjet si musliman, shprehet i kënaqur duke thënë se E tërë jeta ime tani është për Zotin.

Në Mariba sot jetojnë 80 familje muslimane, në mesin e tyre shumë të konvertuar.

KËTU mund ta gjeni videon e plotë në gjuhën angleze.

Përktheu: Zamira Rexhepaj Mehmetaj, Fol Drejt.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ambasada Amerikane në Kosovë hap vende të reja pune, këto janë pozitat e lira

Lajmi tjetër

Lipjan: Një person rrahet nga vëllai i tij

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM