Marina amerikane tha të shtunën se kishte vendosur një nëndetëse me energji bërthamore të pajisur me raketa në rajonin e Lindjes së Mesme, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Në një deklaratë, zëdhënësi i marinës amerikane Timothy Hawkins tha se nëndetësja Florida hyri në zonë të enjten dhe filloi të kalonte Kanalin e Suezit.
“Ajo është e aftë të mbajë deri në 154 raketa lundrimi për sulm tokësor Tomahawk”, tha Hawkins.
Nëndetësja “është vendosur në Flotën e Pestë të ShBA-së për të ndihmuar në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit detar rajonal”, thuhet në deklaratë.
Bahreini është selia e Flotës së Pestë të ShBA, operacionet e së cilës përfshijnë rajonin e Gjirit, Gjirin e Omanit, Detin Arabik, Gjirin e Adenit, Detin e Kuq dhe pjesë të Oqeanit Indian. Ai është i vendosur në zonën Juffair, në lindje të kryeqytetit të Bahrejnit, Manama.
Sigurimi i rajonit të Gjirit, përmes ujërave të të cilit kalon gati gjysma e furnizimeve të naftës në botë, është një nga detyrat e Flotës së Pestë të ShBA. /FolDrejt/