Në Afrikën e Jugut u mbajt sot një ceremoni me rastin e fillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të marinave të Rusisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, ku u njoftua se është “faza aktive” e stërvitjeve, gjatë së cilës artileria e anijes do të jetë gjithashtu aktive, do të zgjasë nga data 25 deri më 27 shkurt.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë komandanti i marinës ruse, admirali Nikolay Yevmenov, zëvendëskomandanti i marinës kineze, zëvendësadmirali Li Yuige dhe zëvendës shefi i Komandës së Përbashkët të Forcave të Pasme të Afrikës së Jugut, Admirali Bubele Mhlana, raporton TASS.
Admirali Yevmenov përshëndeti pjesëmarrësit e stërvitjes së përbashkët ushtarake dhe tha se Rusia është shumë e interesuar për përmirësimin e bashkëpunimit me marinat e Kinës dhe Afrikës së Jugut./FolDrejt/