Marina Mbretërore e Britanisë tha se po hetonte se si dokumentet e shënuara “zyrtarisht të ndjeshme” u gjetën në tualetin e një pijetoreje Wetherspoons.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, dokumentet përmbanin detaje për HMS Anson – një nga nëndetëset më të avancuara të Marinës Britanike, raportoi gjithashtu BBC.
Gazeta thotë se dosjet u lanë në pijetoren Furness Railway në Barrow-in-Furness dhe një burim i paidentifikuar tha se ato u gjetën në dyshemenë e tualetit./FolDrejt/