Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se në Detin Baltik ka nisur stërvitjen “Mburoja e Oqeanit-2023”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një njoftim të ministrisë thuhet se në stërvitje marrin pjesë mbi 30 luftanije, 20 anije mbështetëse, 30 avionë dhe rreth 6 mijë ushtarë.
“Gjatë stërvitjes, do të matet gatishmëria e marinës për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë në një rajon të rëndësishëm operacional”, thuhet në njoftim.
Nuk u dha informacione se kur do të përfundojë stërvitja.