Emanuel Macron u bë presidenti i parë francez që fitoi një mandat të dytë presidencial radhazi në 20 vitet e fundit, pasi Zhak Shirak mundi babanë e Marin Le Pen, Jean-Marie, dhe fitoi mandatin e tij të dytë presidencial në 2002.
Kur Macron u zgjodh kreu i shtetit në vitin 2017, ai u bë presidenti më i ri i Republikës në historinë e Francës në moshën vetëm 39-vjeçare, kur Marin Le Pen ishte edhe kundërshtari i tij.
Macron udhëhoqi vendin për pesë vite të trazuara, brenda dhe jashtë vendit, nga protesta e “jelekëve të verdhë” në rrugët e Parisit kundër rritjes së taksave të karburantit deri në pandeminë e virusit korona, shkruan Independent, transmeton FolDrejt.