Shumica dërrmuese e francezëve nuk e duan më Bashkimin Evropian siç është sot, tha sot Marine Le Pen, liderja e së djathtës franceze, e cila do të luftojë për presidente në raundin e dytë të zgjedhjeve të 24 prillit me kreun aktual të shtetit Emanuel Macron.
“Shumica dërrmuese e francezëve nuk e duan më BE-në siç është sot. Evropa – Nuk e kontestoj që ka bashkëpunim, sigurisht. Por kjo nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit”, tha Le Pen në një intervistë me radion franceze France Enter.
Ajo tha gjithashtu se nuk ka “agjendë sekrete” për daljen eventuale të Francës nga Unioni në rast se fiton zgjedhjet./FolDrejt/