Në një bisedë telefonike, Mario Draghi siguroi Ukrainën për mbështetjen e qeverisë italiane dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky diskutuan zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina për të zgjidhur problemin e krizës ushqimore që kërcënon vendet më të varfra në botë, njoftoi sot Zyra e Kryeministrit italian.
Bllokada ruse e porteve të Ukrainës ka penguar dërgesat e grurit, nga të cilat të dyja vendet janë eksportuesit kryesorë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.