Meta Platforms do të fillojë shkarkimin e punonjësve nga sot, njoftoi CEO Mark Zuckerberg para qindra drejtuesve të kompanive, raporton “Wall Street Journal”.
Menaxherja e Burimeve Njerëzore të Meta, Lori Gohler tha se punonjësit që humbasin punën do të pajisen me të paktën katër muaj pagesa të largimit.
Sipas gazetës New York, mijëra punonjës pritet të pushohen nga puna, që do të jetë pushimi më i madh në sektorin e teknologjisë këtë vit, transmeton Fol Drejt.