Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Marokun javën e kaluar u rrit në 2,901, ndërsa numri i të plagosurve u dyfishua në 5,530, njoftoi sot televizioni shtetëror maroken.
Një numër i madh i të mbijetuarve janë në strehimore të improvizuara pasi kaluan katër netë në ambient të hapur, raportoi Reuters.
Njerëz nga Spanja, Britania e Madhe dhe Katari po ndihmojnë ekipet marokene të shpëtimit, ndërsa Italia, Belgjika, Franca dhe Gjermania janë në pritje që ofertat e tyre për ndihmë të miratohen, transmeton Fol Drejt.