Në Marok, një fëmijë pesë vjeçar, Rajan, ka rënë në një pus 32 metra të thellë pranë shtëpisë së tij në veri të vendit. Ai ka mbetur i bllokuar në pus që nga pasditja e së martës. Rajan u largua nga duart e prindërve të tij në një moment shkujdesjeje.
Babai tij tregoi se i kanë cuar ushqime, ujë dhe oksigjen, por pusi është shumë i ngushtë ndaj dhe ekipet e shpëtimit e kanë të pamundur të hyjnë. Një nga vullnetarët u shpreh se pusi bëhet gjithnjë e më i ngushtë drejt fundit, gjë që e bën shumë të vështirë nxjerrjen e fëmijës.
Aktualisht po gërmohet në mënyrë që të arrihet tek fëmija, por dhe kjo është një mënyrë e rrezikshme pasi mund të shembet terreni.
I gjithë vendi prej ditësh tashmë ndjek me ankth operacionin e shpëtimit. Në rrjetet sociale sa vijnë e shtohen mesazhet në mbështetje të tij.
Transmetimet e drejtpërdrejta kanë treguar avancimin e operacionit të shpëtimit. Të shumtë janë qytetarët të cilët kalojnë me orë të tëra në vendngjarje dhe luten për fëmijën.