Pas përfundimit të rrethit të tretë në kuadër të Grupit F në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, Maroku dhe Kroacia janë kualifikuar për 1/8-ën e finales, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Maroku mori fitoren me rezultat 2-1 kundër Kanadasë, ndërsa Kroacia e ruajti vendin e dytë pasi barazoi me rezultat 0-0 kundër Belgjikës në prani të 43 mijë e 984 shikuesve.
Pas përfundimit të takimeve të rrethit të tretë në Grupin F, Maroku pas fitores është renditur në vendin e parë me shtatë pikë, kurse Kroacia është radhitur e dyta me 5 pikë. Belgjika përfundoi e treta me 4 pikë, derisa Kanada e katërta pa asnjë pikë./FolDrejt/