Maroku ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të një botërori. Maroku arriti fitore me rezultat 1-0 kundër Portugalisë në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katari 2022”, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Marokenët arritën të realizojnë gol në minutën 42-të përmes Youseff En-Nesyrit. Me të vetmin gol, Maroku arriti ta përmbyllë takimin, duke u kualifikuar për herë të parë në histori në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Në gjysmëfinale, Maroku do të përballet me fituesin e takimit Angli – Francë. Gjysmëfinalja në mes të Marokut dhe fituesit Angli – Francë do të zhvillohet më 14 dhjetor nga ora 20:00. /FolDrejt/