Sipas Fabrizio Romanos, Interi është duke u përpjekur për të vazhduar kontratën e Hakan Calhanoglut, raporton Fol Drejt.
“Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Marotta: “Tani jemi duke punuar për të zgjatur kontratën e Hakan Calhanoglu. Jemi në bisedime me agjentët e tij, kontaktet do të vazhdojnë me të dhe më shumë lojtarë”.”, shkroi Romano në Facebook.
Ai shtoi se bisedimet me Calhanoglun kanë avancuar dhe se Interi kërkon të vazhdojë kontratën edhe me Alessandro Bastonin. /FolDrejt/