Kapiteni i PSG-së, braziliani 29-vjeçar Marquinhos, ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor 2028, është bërë e ditur në faqen e klubit.
Gjatë nëntë sezoneve të kaluara në Paris, përfaqësuesi brazilian fitoi shtatë tituj kampion francez, si dhe trofe të tjerë. Së fundmi ai bëri paraqitjen e tij të 400-të për klubin parisien.
“Jam i lumtur që nënshkruaj vazhdimin e kontratës, por gjithashtu jam shumë krenar. Ky është një moment shumë i veçantë për mua. PSG gjithmonë ka pasur besim tek unë dhe unë gjithashtu kam shumë besim te klubi. Kam besim se do të vazhdojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në vitet në vijim”, tha Marquinhos pas nënshkrimit të kontratës së tij të re, transmeton Fol Drejt.