Futbollisti brazilian i Paris Saint-Germain, Marquinhos, ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për vazhdimin e bashkëpunimit deri më 30 qershor 2027, raportojnë mediat franceze.
Marquinhos (28) ka kontratë me PSG-në deri më 30 qershor 2024, por pas disa muaj negociatash, ai vendosi të vazhdojë karrierën me kampionët aktualë të Francës, përcjell Fol Drejt.
Marquinhos mbërriti në Paris në vitin 2013 nga Roma për 31.4 milionë euro, ndërsa para klubit romak ka luajtur për Corinthians. Ai luajti 399 ndeshje për PSG dhe shënoi 38 gola. Me klubin nga Parisi fitoi 26 trofe klubesh./FolDrejt/