Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur në Samitin e nismës së “Ballkanit të Hapur”, që po mbahet në Beograd.
Vuçiq tha se marrëdhëniet mes tri vendeve të Ballkanit Perëndimor, Beogradit, Shkupit dhe Tiranës janë në momentin e tyre më të mirë historik, njofton Klankosova.tv .
“Pasuria që kemi arritur deri më tani nuk është e vogël, do të gënjeja po të thosha se jemi përherë të kënaqur me ritmin e progresit, sidomos se çdo herë mund të bëjmë më mirë”, ka thënë Vuçiq.
Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë më shumë të lidhura, kjo sipas tij, tregohet nga shpeshtësia e takimeve.
“Ne jemi kaq shumë të lidhur dhe kaq kemi shumë nevojë të ndërsjellë për njërin tjetrin, kjo tregohet nga shpeshtësia e takimeve tona, pavarësish faktit që disa nuk janë ende zyrtarisht e Ballkanit të Hapur, dhe disa të tjerë nuk do të jenë, ne mund të zhvillojmë bashkëpunime të suksesshme. Marrëdhëniet mes tri vendeve të Ballkanit Perëndimor janë në maksimumin e tyre historik”.