Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është në Iran, udhëtimi i dytë ky jashtë vendit që kur filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt.
Putin është takuar me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi në Teheran. Ai do të takohet më vonë edhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Eksportet e grurit, Siria dhe konflikti i Ukrainës janë në agjendë të takimit, përcjell rtv21.tv
Vizita është një shans për të thelluar lidhjet me Iranin, një nga pak aleatët e mbetur ndërkombëtarë të Rusisë.
Kjo vjen pas akuzave të zyrtarëve amerikanë javën e kaluar se Teherani po planifikonte të furnizonte Rusinë me qindra drone për luftën e saj në Ukrainë. Të martën, gjigandi rus i energjisë Gazprom nënshkroi një marrëveshje të re zhvillimi me vlerë 40 milionë dollarë me kompaninë shtetërore të naftës të Iranit.
Pas takimit me Raisi, Putin ka thënë se marrëdhëniet midis Iranit dhe Rusisë po “zhvillohen me një ritëm të mirë”.
Putin tha se të dy vendet po forcojnë lidhjet në fusha të tilla si siguria ndërkombëtare, tregtia dhe zgjidhja e krizës në Siri./21Media