Bordi i Twitter-it ka rekomanduar njëzëri që aksionarët të miratojnë shitjen e propozuar prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë miliarderit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk.
Musk përsëriti dëshirën e tij për të shkuar tutje me blerjen javën e kaluar gjatë një takimi virtual me punonjësit e Twitter-it, megjithëse aksionet e Twitter-it mbeten shumë nën çmimin e tij të ofertës, duke sinjalizuar dyshime të konsiderueshme se do të ndodhë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Aksionet u rritën me rreth 3 për qind në 38,98 dollarë përpara hapjes sot, shumë më pak se 54,20 dollarë për aksion që Musk ka ofruar për çdo aksion. Aksionet e kompanisë arritën për herë të fundit këtë nivel më 5 prill, kur Musk-ut iu ofrua një vend në bord përpara se ai të dilte me ofertën për blerjen e të gjithë Twitter-it.
Në një parashtresë drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit të SHBA-së, që jepte detaje për shanset e investitorëve, bordi i drejtorëve të Twitter tha se “njëzëri rekomandon që të votoni pro miratimin e marrëveshjes së bashkimit”. Nëse marrëveshja do të mbyllej tani, investitorët në kompani do të arrinin një fitim prej 15,22 dollarë për çdo aksion që zotërojnë./FolDrejt/