Jeff Hovenier, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton Fol Drejt.
Productive discussion with Kosovo First Deputy Prime Minister @BislimiBesnik on the United States’ commitment to Kosovo’s Euro-Atlantic integration & our mutual desire to see Kosovo achieve normalized relations centered on mutual recognition through the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/hXtLpv9Vdc
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2022
Temë e takimit ishte përpjekja e shtetit të tij për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogu me Serbinë.
Hovenier ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se:
“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën me marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.”
Që nga emërimi, Hovenier e ka konfirmuar fuqinë e partneritetit Kosovë-SHBA./FolDrejt/